Shqipëria

Shkollat, një mjet i ri i ndikimit turk në Shqipëri

Megjithatë, kritikët thonë se zgjerimi ka të bëjë më pak me arsimin sesa me politikën, për rindërtimin e imazhit të Gulen dhe djegien e imazhit të Erdogan jashtë vendit

Për të festuar blerjen, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu mbajti një fjalim me rastin e hapjes së vitit akademik NYUT.

Megjithatë, fondacioni nuk u ndal me kaq.

Në muajin qershor, Maarif njoftoi themelimin e “Kopshtit të Fëmijëve në Shqipëri”, një kopsht fëmijësh me hapësirë prej 2000 metrash katrorë tokë bujqësore në një periferi të Tiranës duke ofruar “mësim të vërtetë në hapësirë të hapur”.

Pastaj në korrik, Maarif njoftoi themelimin e një shkolle të mesme në qytetin e Elbasanit që do të hapet në shtator.

Megjithatë, kritikët thonë se zgjerimi ka të bëjë më pak me arsimin sesa me politikën, për rindërtimin e imazhit të Gulen dhe djegien e imazhit të Erdogan jashtë vendit.

“Më shumë se ndërhyrje arsimore, Maarif është një fondacion me prapavijë politike,” tha Ermir Hoxha, një gazetar shqiptar që ndjek nga afër zhvillimet në Turqi dhe është botues në portalin e lajmeve Te Sheshi.

“Tani duhet të vërehet nëse arsimi do të mbizotërojë mbi politikën në këto shkolla.”

Turqia ka pasur një prani të saj në arsim në Shqipëri për dekada, qyshkur ish-Presidenti turk Turgut Ozal përuroi kolegjin e parë turk në Tiranë në vitin 1993, dy vjet pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri.

Kolegji, Mehmet Akif, shumë shpejt u bë një institucion elitar, shkolla e parë private në Shqipërinë post-komuniste që ofron arsim të një cilësie të lartë në gjuhën shqipe, angleze dhe turke.

Kolegje të tjera turke pastaj u hapen, të përcjella me punësimin e mësuesve dhe administratorëve, pasues të Gulen, i cili ishte fillimisht një aleat i Erdoganit.

“Elita shqiptare zgjodhi të edukojë fëmijët e tyre në këto shkolla, pa pasur ndonjë pasion kulturor ose fetar për Turqinë,” tha Hoxha. “Ata as nuk e dinin kush ishte Gulen ose cili ishte fryma e organizatës së tij. Ata vendosën ta bëjnë këtë për shkak të arsimit me cilësi të lartë që ofrohet. ”

Sidoqoftë, Erdogan dhe Gulen dështuan, dhe në maj 2015, gjatë një udhëtimi në Tiranë, Erdogan iu referua organizatës së ish-aleatit të tij si një grup ‘terrorist’ dhe raportohet se kwrkoi mbylljen e shkollave që janë të lidhura me të.

Qeveria shqiptare rezistoi. Por pas grushtshtetit të dështuar të vitit 2016, shkollat e ndërlidhura me Gulenin dhe turqit që punojnë për to në të gjithë botën u përballen me një presion të fortë. Maarif filloi zgjerimin e saj.

Sidoqoftë, jo të gjithë janë të impresionuar.

“Agresioni kulturor”

Në korrik të vitit 2018, shkolla private shqipe ‘Udha e Shkronjave’ lëshoi një njw deklarate pwr media ku denoncoi atë që e quajti “agresion kulturor turk” përmes blerjes së shkollave shqipe duke e bërë publike në detaje një takim midis drejtorit të shkollës Artur Shkurti dhe përfaqësuesit kryesor të  Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, në të cilin Cankurt shprehu dëshirën e Maarif për të blerë shkollën.

Prania e Fondacionit Maarif, tha kjo shkollë, “thjesht zgjeron më tej praninë turke në jetën shqiptare. Kjo e bën shoqërinë shqiptare të përfshihet në problemet dhe interesat e Turqisë. ”

BIRN kërkoi të bënte një intervistë me Cankurt por deri në kohën e publimit të këtij shkrimi, nuk mori ndonjë përgjigje nga Cakurt.

Fondacioni Maarif Albania nuk e fsheh besnikërinë e tij politike.

Nëfaqen e saj ne Facebook, ka postime, komente dhe pamje që kanë të bëjnë me grushtetin e dështuar të vitit 2016 së bashku me deklaratat e ambasadorit turk në Shqipëri duke e dënuar Gulenin, i cili ka mohuar çdo përfshirje në lidhje me këtë grushtet të dështuar.

Genc Pollo, një politikan shqiptar nga blloku opozitar dhe ish ministër i arsimit, tha se ekzistojnë rregulla të rrepta në Shqipëri në lidhje me funksionimin e shkollave të drejtuara nga jashtë.

“Në mënyrë decisive thuhet se shkollat duhet të demonstrojnë një natyrë kombëtare dhe laike, të mos përfshihen në politikë, të mos nxisin racizëm, terrorizëm, antisemitizëm etj”, tha ai. Këto shkolla gjithashtu duhet të garantojnë orientimin dhe vlerat pro-evropiane dhe perëndimore, duke promovuar demokracinë dhe liritë individuale. ”

Megjithatë, sipas tij, për të garantuar së rregullat janë respektuar, kërkohet vullnet politik.

“Përndryshe zbatimi i rregulloresh bëhet shumë relativ.”

Megjithatë, Hoxha tha që do të ishte joreale të pritet që Turqia të rezistojë në promovimin e vlerave të veta dhe perspektivën strategjike përmes shkollave të tilla.

“Në fund të fundit, gjithçka reduktohet tek vetë zgjedhja e studentëve,” tha ai. “Ata mund të vendosin të marrin nga shkollat (Maarif) vetëm njohuritë shkollore ose të marrin gjithashtu frymën politike dhe kulturore të Turqisë së sotme” shkruan Kallxo, percjell Albinfo.ch.