E-Diaspora
Shkon në polici që të përkthejë për shokun, arrestohet shtetasi shqiptar
Ai nuk kishte mundur të imagjinonte se atje do ta kontrollonin edhe atë. Dhe pikërisht kjo ndodhi: policët i kërkuan të dhënat personale 19 vjeçarit...
Ka ndodhuir në Dülmen, Gjermani. Mikut të shqiptarit 19 vjeçar në procesin gjyqësor nga java e kaluar, vazhdimi i mbajtjes së dënimit i ishte shndërruar në dënim me kusht. Kështu, ai shkon në stacionin policor të qytetit Dülmen për të marrë veshmbathjet që ia kishin mbajtur kur ishte dënuar, shkruan wa.de.
Bashkë me të shkon, në rolin e përkthyesit, bashkatdhetari i tij 19 vjeçar. Por ai nuk kishte mundur të imagjinonte se atje do ta kontrollonin edhe atë, transmeton albinfo.ch. Dhe pikërisht kjo ndodhi: policët i kërkuan të dhënat personale 19 vjeçarit. Prej tyre doli se atij, në mars të vitit 2018 i ishte shqiptuar dënimi për të lëshuar Gjermaninë për shkak të një numri deliktesh të kryera në këtë shtet.
Për më tepër, në vendim shkruante se atij i ndalohej hyrja e sërishme në Gjermani edhe për pesë vitet në vijim. Kështu, policët e arrestuan përkohësisht 19 vjeçarin dhe informuan autoritetet për të huaj lidhur me rastin, përcjell albinfo.ch. Këto të fundit ndërkaq dhanë përmes gjykate¨s kompetente në Coestfeld një urdhërarrest dëbimi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










