Lajme
SHKURORËZIMI NË PLEQËRI, VETËM PËR TË MARRË NJË PENSION MË TË LARTË!
Shkruan: Lirim Begzati
Në moshën e pensionimit, pensioni më i lartë që mund të realizohet nga një person/bashkëshort është 2’450 franga. Kurse për të dy bashkëshortët është 3’555 franga. Kjo nënkupton pra 150% të pensionit më të lartë individual. Ndryshe thënë, 2’450 franga nuk iu takon çdonjërit bashkëshort, por 150% nga pensioni më i lartë i njërit prej tyre.
Në rast shkurorëzimi, kjo llogari nuk aplikohet. Nëse të dy bashkëshortët i plotësojnë kushtet për pension maksimal, atëherë që të dyve do t’u takojë shuma mujore prej 2’450 frangash.
Kjo është, pra, edhe arsyeja që disa çifte të moshuar preferojnë të shkurorëzohen në moshën e pensionimit apo pak para pensionimit, për të realizuar një pension individual maksimal, e jo një pension që aplikohet për çiftet bashkëshortore. Të dy mund të realizojnë kësisoj një pension mujor deri 4’900 frangash (në vend të 3’555 frangave).
Kjo mënyrë veprimi nuk është e ndaluar me ligj. Por, kuptohet se edhe keqpërdorimet përcillen dhe verifikohen nga institucionet shtetërore, qofshin këto sadopak më vështirë të verifkueshme për personat që largohen nga Zvicra dhe vazhdojnë të marrin pension jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













