Uncategorized
Shoferët me patentë të blerë, rrezik për trafikun në Kosovë
Nën dyshimet për parregullsi dhe “shitje të patentë shoferëve”, Policia e Kosovës ka arrestuar fundjavën e kaluar 23 persona, shumica prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe persona tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Sipas Policisë, dyshohet se të arrestuarit “u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit, prej 400 deri 1000 euro”.
Përderisa hetimet janë në vazhdim e sipër, nuk është bërë i ditur numri i personave që kanë “blerë” patentë shofer. Rasti është nën hetim, kurse të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.
Ekspertë të sigurisë në komunikacionin rrugor vlerësojnë se pajisja me patentë shofer pa kaluar nëpër fazën edukuese dhe testuese, rritë rrezikshmërinë në trafik.
Visar Baxhaku, tha për Radion Evropa e Lirë, se “personat e tillë (me patentë shofer të blerë), paraqesin rrezik të lartë për veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”. “Nëse pajisja me patentë shofer nuk i kalon të gjitha fazat e parapara me Ligjin për patentë shofer dhe udhëzimin administrativ, atëherë llogaritet që personat që hyjnë në qarkullim si përdorues të mjetit, të kategorive të ndryshme, nuk janë të përgatitur sa duhet për qarkullim dhe njëkohësisht janë të rrezikshëm për vetveten, por për pjesëmarrësit tjerë (në komunikacion).
Përfundimisht, në të gjitha hulumtimet që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, edhe edukimi i drejtuesve të ri zë vend shumë të rëndësishëm në sigurinë rrugore”, theksoi eksperti Baxhaku.
Ndërkohë, edhe sipas ekspertit tjetër të sigurisë në komunikacionin rrugor, Nol Dedaj, një prej elementeve që ndikon në rritjen e rrezikshmërisë në trafik, për shkak të faktorit njeri, është edhe edukimi i drejtuesit të mjetit, përcjell albinfo.ch.
Dedaj, megjithatë tërheq vërejtjen se faktori njeri është vetëm njëri nga elementet që ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve, krahas faktorit rrugë dhe automjet.
Kurse Baxhaku vlerëson se shitja e patentë shoferëve “është dukuri problematike edhe në vendet tjera në tranzicion”. Ai thotë se shoferët e ri në moshë “konsiderohen me potencialë më të lartë për shkaktim të aksidenteve”. Sipas tij, kjo është arsyeja pse “shoferët e ri (fillestarë), sipas Ligjit (për patentë shofer), duhet që deri në dy vjet pas pajisjes me patentë të vozisin nën mbikëqyrje”.
Numri i përgjithshëm i personave të pajisur me patentë shofer në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), është 692 mijë.
Prej tyre, 506 mijë janë meshkuj, ndërsa 186 mijë janë femra. Ndërkohë, numri i patentë shoferëve valid, sipas kësaj ministrie, është 668 mijë. Viteve të fundit, numri i aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës është rritur. Në mesin e shkaktarëve kryesorë të aksidenteve, sipas ekspertëve të komunikacionit rrugor janë: faktori njeri, faktori automjet dhe ai rrugë.
Ndërsa përveç ndëshkimit, sipas tyre, institucionet duhet të përdorin edhe masa parandaluese dhe edukuese. Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, nga 1 janari i vitit të kaluar (2018), përmes ligjit të ri, janë ashpërsuar gjobat për kundërvajtësit.Përkundër ashpërsimit të masave ndëshkuese për shkelësit e rregullave dhe ligjit të komunikacionit rrugor, numri i viktimave dhe aksidenteve mbetet shqetësim i vazhdueshëm. Më shumë se 300 persona kanë vdekur në aksidente në trafikun rrugor në Kosovë, që nga 1 janari i vitit 2017, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe – prej dy vjetësh e gjysmë – numri i përgjithshëm i aksidenteve shkon në afër 39 mijë, ndërsa numri i të lënduarve kalon shifrën 28 mijë e 500 qind.Këtë vit numri i personave që kanë humbur jetën në komunikacionin rrugor, sipas të dhënave të Policisë deri në fund të muajit maj është 35.
Vitin e kaluar, numri i të vdekurve në aksidente rrugore ka qenë 128, ndërsa më 2017 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 137 persona. Që prej hyrjes në fuqi të masave të reja ndëshkuese, numri i gjobave të shqiptuara shkon në më shumë se 570 mijë, prej të cilave 400 mijë janë shqiptuar vetëm gjatë vitit 2018. Ndërsa, vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, për kundërvajtje në trafik, janë shqiptuar më shumë 170 mijë gjoba
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













