Lajme
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në Austri, ka përcjellë urimet për të gjithë ata që “ecin në udhën e dijes me libra në duar, me përkushtim në zemër dhe me shpresë në mendje”.
“Çdo shtator sjell jo vetëm një rikthim në bankat e shkollës, por edhe një kujtesë të qartë për vlerën e dijes dhe të punës së përditshme që bëhet nëpër klasat tona. Mësimi nuk është vetëm ushqim për mendjen, por edhe për shpirtin një akt ndërtimi i heshtur që zgjat gjithë jetën. Në këtë udhëtim, gjuha shqipe dhe kultura jonë janë pjesë e pandashme e identitetit tonë kolektiv. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe është më shumë se një orë mësimore është një mundësi për të mbajtur gjallë lidhjen me rrënjët, për të ndërtuar ura mes brezash dhe për të rritur fëmijë që e njohin dhe e duan veten në tërësinë e tyre”, thuhet në njoftim, transmeotn albinfo.at.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve











