Integrimi
Shoqatat shqiptare dhe ato arbëreshe lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Me qëllim të promovimit, ruajtjes së gjuhës dhe traditave kombëtare shqiptare në komunitetin arbëresh, Federata e Shoqatave Shqiptare dhe Federata e Shoqatave Arbëreshe, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga FNAI, me ç’rast thanë se palët kanë shprehur entuziazëm për njohjen e veprimtarisë së komunitetit arbëresh, ruajtjes së gjuhës dhe traditave kombëtare.
“Ky takim, i pari i këtij lloji, ka një rëndësi të veçantë dhe i hap rrugën një bashkëpunimi të nevojshëm e te frytshëm midis dy federatave dhe më gjerë, midis aktivisteve të këtyre organizatave. Kjo do të bëjë që diaspora të jetë edhe më aktive në jetën e vendit tonë, duke shtruar probleme e kërkesa, por edhe duke dhënë ndihma siç është bërë, me investime, ndihma humanitare etj”, thuhet në njoftimin e federatës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Me ftesë të FNAI-së, në Breshia të Italisë, u takuan presidentët e shoqatave Anila Cenolli dhe Damiano Guagliardi, të cilën nënshkruan marrëveshjen, përmes së cilës po synojnë të bëhen një forcë më e madhe.
“Ka ardhur momenti të bëhemi dhe prezantohemi si forcë e madhe, aktive dhe e domosdoshme përpara istitucioneve tona, në mënyrë që ky kontribut të thellohet dhe strukturohet në mënyrë zyrtare. Në këtë drejtim, një ndihmë e madhe vjen nga manifestimet kulturore dhe artistike, të cilat kanë një rol të veçantë në ruajtjen dhe transmetimin e traditave tona ndaj brezave të ardhshëm, por edhe në kërkimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën Aeroporti Basel-Mulhouse, i drejtuar bashkërisht nga Franca dhe Zvicra, ka njoftuar tetë destinacione të reja në... -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës













