Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
Iniciativë për themelimin e shoqatës së mjekëvë shqiptarë në Zvicër
Në Zvicër po krijohet një shoqatë e mjekëve shqipëtar që jetojnë dhe vepojnë në shtetin zviceran.
Vikendi që po lëmë pas, ka shënuar dhe një aktivitet shumë domethënës në lëminë e mjekësisë, gjegjësisht bëhet fjalë për një takim të mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, e që për synim kishin bashkimin e gjithë mjekëve shqiptarë në një ombrellë – shoqatë, e cila do të shërbente si një platformë për bashkëpunim, shkëmbim të ideve, mundësi solidarizimi me studentët shqiptarë që vijnë në Zvicër, për specializime dhe aktivitete të tjera që do paraqiten në këtë rrafsh.
Unionsaal në Hotel Bern, ishte vendi ku ishin tubuar mbi 60 mjekëshqiptarë të profileve të ndryshme, të cilët kishin ardhur për të përkrahur këtë iniciativë.
Në një atmosferë miqësore dhe pak me vonesë, filloi takimi i paralajmëruar.

Emine Gashaj, një herit edhe organizatorja e këtij takimi dhe mjeke specialiste në pediatri, e punësuar në Ostschëeize Kinderspital, pasi përshëndeti të pranishmit duke iu uruar mirësearrdhje, sqaroi rrjedhën e mbledhjes në disa pika të shkurtëra, duke iu dhënë të pranishmëve një pasqyrë se për çfarë bëhet fjalë.
Alban Neziri, mjek në fushën e gjinekologjisë, i punësuar në Insel spital në Bern, dukefolur rreth detajeve që kishin të bëjnë mekët në takim tha „Më vjen mirë që sot jemi mbledhur së bashku për të themeluar një shoqatë të mjekëve shqiptarë në Zvicër.“
Ai më pas, në detaje sqaroi dhe rrjedhën e mbledhjes me ç’rast potencoi se „parashihet që të propozohen dhe votohen dy këshilla,të cilat do i paraprinë themelimit të shoqatës së mjekëve shqiptarë. Duhet zgjedhur këshilli konsultativ dhe këshilli ekzekutiv. Këshilli konsultativ do të mbajë barrën e këshillave dhe konsulltimeve, ndërsa ai ekzekutiv do tëduhet të merret me organizimin e pjesës tjetër të punës,që do na dërgon deri te themelimi i shoqatës së mjekëve me zgjedhjen e trupit udhëheqës të saj.“, – nënvizoi Neziri.
Pas këtyre sqarimeve ai dha fjalën Driton Kajtazit, përfaqësues i Institutit për studime shqiptare në Zvicër (ISEAL), i cili ishte ftuar nga organizatorët në rolin e mysafirit për të ju dhënë një pasqyrë të pranishmëve, se si mund të funksionojë një shoqatë apo institut, duke u thirrur në përvojën e tij shumë vjeçare.
Në një paraqitje të shkurtër, ai foli për përvojën e tij qëkishte pasur me ISEAL, peripecitë gjatë kohës së themelimit, aktivitet dhe sukseset që kishte arritur tëkorrnin, për më shumë se dy dekada, që nga themelimi i institutit në vitet e hershme 1994/95, e qëatë botë kishte startuar si një shoqatë studentore.
Pas pjesës së parë, ky kuvend iniciues vazhdoi me propozime të anëtarëve që do të udhëheqnin me dy këshillat e propozuar dhe tek pas një debati të gjatëpropozimesh dhe konsulltimesh, mjekët shqiptarë arritën të zgjidhnin trupin e dy këshillave paraprak, atij konsultativ me 5 anëtarë dhe atij ekzekutiv me 5 anëtarë.
Ashtu siç u potencua më lartë, anëtarët e sapozgjedhur kanë marrë përsipër themelimin e shoqatës së mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Irfan Agushi
Të ngjashme
Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












