Kosova
Shoqëria civile: S’po bëhet sa duhet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Shoqëria civile dhe përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve kanë kritikuar institucionet e vendit se nuk po bëjnë sa duhet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Në tryezën “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”, organizuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës, u tha se që nga përfundimi i luftës në Kosovë çështja e më shumë se 1,600 personave të pagjetur nuk po trajtohet si duhet.
Ndërsa, përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini, ka thënë se është kundër punës, e cila po bëhet për këtë çështje.
Edhe deputetja Saranda Bogujevci është shprehur e pakënaqur me punën për të pagjeturit, derisa kërkoi që kompetencat t’u barten institucioneve vendore për zgjidhjen e këtij problemi.
Por, këshilltar i kryeministrit, Jahja Lluka, ka mohuar të gjeturat e shoqërisë civile se nuk është punuar për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve.
Ai tha se prioritet i Qeverisë Haradinaj është zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale apo fetare.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











