Shkurt.ch
Shpallet hero piloti polak që uli aeroplanin pa rrota
Piloti kishte zbritur aeroplanin pa rrota në aeroportin e Varshavës. Një video e publikuar megjithatë tregon se aterrimi ishte i tmerrshëm
Piloti 54-vjeçar, Tadeusz Wrona është shpallur hero në Poloni.
Ai para se të ateronte kishte thënë në radiolidhje se po e zbriste aeroplanin pa pajisje uljeje, ndërsa: “me fat”, ishte përgjigjja e vetme që kishte marrë nga kulla kontrolluese e aeroportit. Wrona kishte arritur me sukses të zbriste aeroplanin 100 tonësh Boeing 767-300 ER në pistën e aeroportit të Varshavës pa lënduar asnjërin në mesin e 230 pasagjerëve në bord përveç trishtimit të përjetuar.
Mediet zvicerane raportojnë se në bordin e këtij aeroplani kishin rastisur edhe dy zviceranë. Ata kishin rrëfyer për trishtimin e përjetuar.
Një ditë pas festimit për uljen emergjente të suksesshme nga piloti tashmë hero, gazetat polake kishin krijuar një faqe në Facebook duke e titulluar: “Kapiten Wrona”. Kjo faqe kishte mbledhur jo më pak se 40 mijë fansa të pilotit. Piloti ishte zhdukur pas aterrimit pa dhënë asnjë koment.
Kapiteni Wrona ka 30 vite që piloton dhe konsiderohet si një nga pilotët shumë të qetë dhe të ekuilibruar.
Aeroplani i shkatërruar duhet të hiqet sot pasdite. Për shkak të pastrimit, aeroportit mbetet i mbyllur deri të enjten. Kjo ka krijuar rrëmujë në transportin ajror të Polonisë. Disa prej aeroporteve alternative nuk kanë mundur të shfrytëzohen për shkak të mjegullës së dendur.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau













