Lajme
Shpartallohet rrjeti shqiptar i drogës në Vjenë: Arrestohen 24 persona
Policia austriake ka arritur të shpartallojë një rrjet droge shqiptar/kosovar që ishte aktiv që nga viti 2020 në Vjenë dhe Austrinë e Ulët. Droga dhe mbi 200 mijë euro u sekuestruan. 24 persona janë arrestuar
Pas një pune të madhe hetimore, zyrtarë nga Zyra e Hetimit Penal në Vjenë patën sukses në hulumtimin e një grupi kriminal shqiptar / kosovar, shkruan vienna.at. Personat e arrestuar të cilët dyshohet se janë trafikantë droge, janë të moshave midis 18 dhe 48 vjeç, përcjell albinfo.at
24 persona të dyshuar, arrestohen
Siç shkruajnë mediat austriake, të dyshuarit kishin shpërndarë biznesin e tyre në qarqet (Bezirk-e) e Vjenës si: Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau. Në Favoriten, për shembull, ata shisnin drogën nëpër kafene të ndryshme, ndonjëherë në rrugë ose në vetura. Në vetura ata bënin edhe marrëveshjet për shit-blerjen, transmeton albinfo.at
Sekuestrohen drogë dhe mbi 200 mijë euro
Në një sallë të madhe në Austrinë e Ulët, ata rritën bimë narkotike të llojit kanabis. Gjatë kontrollit nëpër shtëpitë e të dyshuarve, u zbuluan 2,000 bimë të cilat do të kishin prodhuar 80 kilogramë drogë narkotike. Me këtë rast u sekuestruan 3.1 kilogramë kokainë dhe 204 mijë euro para të gatshme. Po ashtu edhe tri vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportin dhe shitjen e drogës, janë sekuestruar nga policia.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











