Lajme
Shpartallohet rrjeti i madh kriminal: Ka trafikuar mbi 10.000 kosovarë
Trafikantët kanë kërkuar prej kosovarëve nga 2800 euro për person ose nga 7000 euro për familje,
Policia ka shpartalluar një rrjet të madh trafikantësh me qenie njerëzore i cili gjatë vitit të kaluar ka trafikuar rreth dhjetë mijë persona nga Kosova drejt Evropës Perëndimore. 77 persona janë arrestuar me këtë dyshim në disa vende të Evropës, ka njoftuar Zyra Federale Kriminalistike e Austrisë. në një konferencë për medie të mbajtur sot në Vjenë. Pjesë e hetimeve kanë qenë edhe Europoli dhe Eurojust.
Sipas komunikatës së policisë austriake, i dyshuari kryesor në këtë rrjet konsiderohet një person 53 vjeçar, i kapur në Hungari, i cili pjesëtarët e bandës së tij i ka dirigjuar me telefon mobil. Ruta të cilën e ka ndjekur kjo bandë ka qenë: Nga Kosova, nëpër Serbi, Hungari dhe Austri. Ndërsa vendet e synuara ose pikat e fundit në këtë rutë kanë qenë Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit.
Trafikantët kanë kërkuar nga 2800 euro për person ose nga 7000 euro për familje, thuhet me tutje në komunikatën që e transmetojnë mediet austriake.
Njerëzit e kontrabanduar në këtë mënyrë janë joshur në Kosovë me premtime mbi kushtet përrallore të jetës që ata i priste në vendet e përmendura. Shumica e të trafikuarve tashmë janë kthyer vullnetarisht në Kosovë, pasi që kanë humbur pothuaj gjithçka.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











