E-Diaspora
Shpejtësi dhe çmenduri në Zvicër, nga 80 në 145 km/h
Një shtetas kosovar (27), të dielën ka hasur në një kontroll policor me veturën e llojit Nissan, në Vordemëald AG. Në vend lejuarave 80 km/h, ai po ngiste veturën me 145 km/h, transmeton Albinfo.ch
Të dielën, Policia kantonale e Aargaut përdori pajisjen e matjes me laser, në rrugën “Langenthalerstrasse” në afërsi të Vordemëald. Zyrtarët policorë nuk është dashur të presin shumë kohë. Një shtetas kosovar (27), me një Nissan GT-R u përfshi në kontroll me 145 km/h. Në këtë relacion, maksimumi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h. Kosovari 27-vjeçar e kishte kaluar shpejtësinë për 65 km/h, shkruan albinfo.ch.
Policia Kantonale ndaloi veturën, e konfiskoi Nissanin dhe kosovarit ia mori patentën e shoferit. Por nuk ishte vetëm ai: Pas pak kohe, një veturë e llojit BMW gjithashtu u përfshi në kontroll. Mbi timon ka qenë një kosovar 30-vjeçar, transmeton Albinfo.ch.
Se sa shpejt ka qenë duke lëvizur BMW-ja, mbetet ende e paqartë. Sipas raportit të policisë, ajo duhet të përcaktohet në një kohë të shkurtër. Edhe atij iu konfiskuar patenta e shoferit dhe vetura.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













