Kuriozitete

Shpërblime për studentët që lënë telefonat

Studentët do të fitojnë nga 10 pikë për çdo 20 minuta që rrinë pa telefona mobilë mes orës 7:00 deri 23:00 çdo ditë

Një aplikacion që shpërblen nxënësit për kalimin e kohës larg telefonave, ka nisur të zgjerohet në Britani të Madhe.

“Hold” u zhvillua nga tre nxënës të Shkollës së Biznesit në Kopenhagë. Ata donin zhvillimin e diçkaje që ndihmon në largimin e qëndrimit te pajisjet mobile. Ai u bë i famshëm në Skandinavi, me më shumë se 120 mijë përdorues në Norvegji, Danimarkë e Suedi.

Ekspertët vazhdimisht po shprehin shqetësimet e tyre për varësinë nga pajisjet.

Aplikacioni do të shpërndahet në 120 universitete.

Studentët do të fitojnë nga 10 pikë për çdo 20 minuta që rrinë pa telefona mobilë mes orës 7:00 deri 23:00 çdo ditë.

Pikët mund të kthehen me shërbime të ndryshme, si blerje e kafesë nga brende të ndryshme, vizita në kinema e anëtarësim në Amazon.

Për të fituar dy kafe falas, studentëve u duhen 300 pikë, që është diku rreth 10 orë në këtë aplikacion. Për kokoshka falas në kinema, atyre u duhen dy orë për të fituar 60 pikë.

Themeluesit – Maths Mathisen, Florian Winder dhe Vinoth Vinaya – kanë thënë se misioni i tyre është rritja e përqendrimit të studentëve në mësime, por edhe përfitime të tyre të dyfishtë, duke ruajtur shëndetin e duke përfituar gjëra falas.