Bota
Shpërthimi në një ndërtesë në Rusi shkakton viktima
Në Rusi, të paktën katër persona vdiqën të hënën, kur pjesë e një ndërtese me apartamente u shemb, pas një shpërthimi në rajonin e Uraleve. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja, por kërkimet e tyre janë vështirësuar nga temperaturatura minus 24 gradë Celsius.
Autoritetet thanë se 5 banorë u çuan në spital, por 35 të tjerë nuk po gjenden. Aksidenti ndodhi në Magnitogorsk, një qytet me 400 mijë banorë, rreth 1,400 kilometra në juglindje të Moskës.
Presidenti Vladimir Putin shkoi në vendin ku ndodhi aksidenti për të ndjekur përpjekjet e shpëtimit, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia ruse e Hetimeve tha se shpërthimi në ndërtesën 10-katëshe mendohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Shpërthimi ndodhi në të gdhirë, të ditës së sotme, kur banorët ishin në gjumë. Temperaturat nën zero i kanë pakësuar shanset për gjetjen e të mbijetuarve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












