Fotolajmi
Shpëtohen 1800 refugjatë në Mesdhe
Refugjatët e shpëtuar nga rojat italiane ë bregdetot vinin nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Sudani dhe Siria
Rojat italiane të bregdetit kanë pohuar se kanë arritur të shpëtojnë 1800 refugjatë në Detin Mesdhe. Ata ndodheshin në shtatë barka të mbigarkuara dhe ia kishin mësyrë Evropës.
Refugjatët vinin nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Sudani dhe Siria.
Në njërën nga barkat, janë gjetur pesë kufoma, kanë njoftuar të dielën rojat kufitare.
Të premten, në një aksion shpëtimi ka qenë e angazhuar edhe fregata “Schleswig-Holstein” e Marinës Detare të Gjermanisë.
Ajo, sipas informatave që ka dhënë vetë, ka marrë nga rojat kufitare italiane 435 persona të shpëtuar, të cilët i ka strehuar në qytetin port italian Cagliari. Bëhet fjalë për 283 burra, 130 gra dhe 22 fëmijë.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












