Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëri: 14 raste të reja me koronavirus
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja me Covid-19.
Në ndryshim prej rasteve të tjera pjesa më e madhe e të infektuarve të rinj kanë shfaqur simptoma.
Aktualisht po marrin trajtim në spital 30 pacientë, gjashtë prej të cilëve janë në terapi intensive dhe dy të intubuar.
Deri tani në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 1 mijë e 246 persona.
Njoftim i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
Ju informojmë rreth situatës së Covid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, dy raste në Shkodër, dy në Krujë, një në Durrës.
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi.
Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid-19.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët gjashtë janë në terapi intensive, dy prej tyre jane të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70 për qind e të cilëve janë në Tiranë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1 mijë e 246 raste.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 për qind.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)
Testime totale 18 mijë e 290;
Testime molekulare 16 mijë e 255;
Testime serologjike 2 mijë e 35;
Raste pozitive 1 mijë e 246;
Raste të shëruara 938;
Raste Aktive 274;
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës gjashtë, Fier tre, Vlorë një, Shkodër dy, Kukës një);
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187;
Krujë 24;
Shkodër 19;
Kamëz 14;
Durrës 10;
Mat nëntë;
Lushnje gjashtë;
Tropojë dy;
Korçë një;
Librazhd një;
Mallakastër një.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













