Shqipëria
Shqipëri: 207 raste dhe 5 humbje jete nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Statistika (14 prill 2021)
Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 538
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2698
Testime totale 597,150
Raste pozitive 128,959
Raste të shëruara 99,441
Raste aktive 27,187
Humbje jete 2,331
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19514
Fier 2295
Durrës 1160
Gjirokastër 1114
Shkodër 931
Korçë 718
Vlorë 533
Dibër 340
Kukës 294
Elbasan 204
Lezhë 44
Berat 40
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia Të shtunën pati rrëmujë dhe zhurmë në Spitalin Kantonal të Badenit. Dhoma e urgjencës atje ruhej...
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Studentë dhe studiues të bashkuar kundër shkurtimeve të Konfederatës Disa shoqata dhe sindikata studentore kanë paraqitur një rezolutë të përbashkët, duke paralajmëruar veprime në nivel...
-
Fillon sezoni më i fortë i polenit në Zvicër
-
Lufthansa heq shitjet në fluturime derisa Swiss vazhdon me to
-
Zvicra me pagat më të larta në botë, Kosova e 80-ta
-
Pro dhe kundër iniciativës për pagën e barabartë në Aargau