Shqipëria
Shqipëri: Bie numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që vizituan vendin
Kufizimi që po ndërmarrin të gjitha vendet e botës për të ulur transmetueshmërinë e virusit Sars-Cov-2 ka ulur ndjeshëm numrin e turistëve apo vizitorëve.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në vendin tonë gjatë dy muajve të parë të këtij viti shënoi rënie me 28,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë dy muajve të parë të 2021 është 343.502.
Gjatë dymujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 24,5 % dhe Kosova me 9,8 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,3 % dhe Anglia me 74,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë 2-mujorit të këtij viti janë 822.288 duke shënuar një rënie prej 44,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dy muajve të parë të 2021, është 500.637 duke rënë 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Për biznes drejt Shqipërisë gjatë këtij 2-mujori udhëtuan mbi 14600 shtetas të huaj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












