Shqipëria
Shqipëri: Institucioni ku shqiptarët japin më së shumti ryshfet
Pothuajse dy në tre familje kanë pranuar se kanë paguar ryshfet gjatë 12 muajve të fundit
Sistemi shëndetësor është vendi ku shqiptarët paguajnë më shumë ryshfet. Pothuajse dy në tre familje (63%) që kanë pranuar se kanë paguar ryshfet gjatë 12 muajve të fundit, kanë paguar të paktën një herë ryshfet tek punonjësit e shëndetësisë.
Pas shëndetësisë vjen pushteti lokal—rreth një e treta e familjeve që kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, pranojnë se i kanë paguar të paktën një herë punonjësit bashkiakë, përcjell Albinfo.ch.
Ryshfeti është relativisht i përhapur edhe në sistemin e rendit dhe të drejtësisë. Rreth 18% e familjeve që kanë paguar ryshfet në 12 muajt e fundit, i kanë paguar nën dorë punonjësit e policisë lokale apo të shtetit, dhe 16% i kanë paguar gjyqtarëve ose prokurorëve.
Në sondazh bie në sy përqindja relativisht e lartë e qytetarëve që kanë paguar në drejtoritë e transportit, ku kryhen shërbime si regjistrimi i makinave, kontrolli teknik, nxjerrja e lejeve të qarkullimit etj.—10 për qind e familjeve që kanë paguar ryshfet të paktën një herë tek punonjësit e transportit gjatë 12 muajve të fundit.
Institucione të tjera ku qytetarët paguajnë ryshfet në mënyrë te ngjashme janë hipotekat, institucionet arsimore si dhe kompanitë publike si OSHEE dhe UKT.
Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











