Shqipëria
Shqipëri: Mbi 1 milion vizitorë në 3 muajt e parë të këtij viti
Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milion të huaj në 3-mujorin e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu pritshmërinë pozitive të operatorëve.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se vetëm për marsin hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë ishin mbi 39 % më të larta, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tendenca e vizitorëve të huaj në tremujorin e parë shënon një interes të lartë të vizitorëve nga Azia, me dyfishim në raport me një vit më parë, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që rritje të dukshme kanë vizitorët nga Evropa Jugore, por edhe Qendrore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individualë. Edhe nga Polonia, që është kryesore për turizmin e organizuar në vend, ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.
“Në mars 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 369.935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 8.952 dhe 2.183 shtetas”, vlerëson INSTAT.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave











