Lajme
Shqipëri: Mbyllja totale do të jetë masa e fundit
Shefja e Survejimit dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP në Shqipëri, Eugena Tomini, deklaroi sot se karantina totale do të jetë faza e fundit dhe masat e ndërmarra kufizuese u vendosën për të minimizuar transmetimin e virusit, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.
Duke u ndalur te masat e reja kufizuese, të cilat hynë në fuqi nesër, Tomini gjatë një intervsite televizive theksoi se “çdo 2 javë vlerësojmë indikatorët sa u përket rasteve pozitive, vdekjeve, shtrimeve spitalore, shërimeve…etj. Ky monitorim na vë para përgjegjësisë sa u përket masave. Edhe në rajon dhe në botë po u rikthehen masave. Për shkak të këtyre indikatorëve që kanë kaluar në një nivel të lartë alerti, kemi vendosur kufizim të bareve dhe restoranteve dhe kufizim të lëvizjes përtej orës 22:00. Duam ta minimizojmë transmetimin e infeksionit sa kemi mundësi nëpërmjet këtyre masave, për të mos shkuar në ekstrem”.
Mbi zonat më të riskuara të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, Tomini tha se “aktualisht është bërë një kategorizim i riskut sipas nivele. Nuk është vetëm Tirana që mban peshën e pandemisë, por dhe qarqet që kanë peshë dhe numër të lartë”.
E pyetur nëse do t’i rikthehemi një karantine totale, ajo u shpreh se kjo do të jetë faza e fundit kur të jenë ezauruar dhe shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore.
“Jemi duke vlerësuar të gjitha masat lehtësuese që kanë qenë deri në këto moment dhe duke parë rritjen e rasteve. Janë duke u vlerësuar të gjitha subjektet. Transporti është një element i domosdoshëm, por vendosja e maskës si një masë e vetme nuk duhet të kuptohet si e vetme. Janë vendime që do të merren në dinamikë varësisht situatës”, tha Tomini.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













