Lajme
Sa shqiptarë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë më 25 prill
Rreth 1.3 milionë shqiptarë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë më 25 prill
Jashtë Shqipërisë ka një numër të madh votuesish që po t’u jepej mundësia për të votuar, do të ndikonin ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u fol mbi votën e emigrantëve, se si ajo mbeti një premtim edhe për zgjedhjet e 2021, megjithëse numri i tyre është i përafërt me numrin e votuesve brenda vendit.
Shqipëria është një nga vendet me diasporën më të madhe në botë në krahasim me popullsinë. Aktualisht jashtë vendit jetojnë 34% e shqiptarëve, rreth 1.64 milionë. Nga këta, rreth 1.3 milionë kanë të drejtë vote, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri votuan rreth 1.6 milionë qytetarë, rreth 300 mijë më shumë se numri i emigrantëve me të drejtë vote jashtë vendit.
Sot e vetmja mënyrë që ata ta ushtrojnë të drejtën e votës është që të vinë fizikisht në Shqipëri.
Nëse atyre u garantohet votimi nga jashtë vendit, numri i lartë i votave që përfaqësojnë do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, pjesa e popullsisë që jeton jashtë vendit ndodhet në më pak presion nga politika brenda vendit, duke i bërë më pak të varur prej partive. Kështu që vota e emigrantëve, me gjasa, do të rrisë edhe kërkesën e llogaridhënies të deputetëve.
Megjithatë, e drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit, nuk do të zbatohet në zgjedhjet e vitit 2021 pasi nuk ka konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohet. Kjo sipas ligjit duhet të vendoset nga KQZ por ajo ka kërkuar konsensusin e palëve për këtë pikë pasi rrezikon të cenohet legjitimiteti i zgjedhjeve.
Jemi 67 ditë nga zgjedhjet dhe nuk është marrë asnjë vendim për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. Ky vendim duhet të pasohej me të tjera që përcaktojnë mënyrën e votimit dhe procedimin e votave.
Zotimi i palëve politike më 5 qershor për votën e diasporës do të presë të realizohet në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













