Shqipëria
Shqipëri: Rritet numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19
451 persona janë infektuar, derisa 7 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit
Shqipëria, e cila deri më tash ka pasur një situatë më stabile për sa u përket infektimeve me Covid-19, ditëve të fundit ka shënuar ngritje të rasteve me infektime dhe rritje edhe të numrit të të vdekurve.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 4081 testime, 451 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Derisa gjatë këtij 24 orëshi 7 qytetarë kanë humbur betejën me sëmundjen.
“Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










