Lajme
Shqipëri: Rritet pragu i TVSH-së
Në Shqipëri, qeveria ka ngritur pragun minimal të të ardhurave për bizneset që e kanë detyrim regjistrimin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave u vendos që nga qarkullimi i të ardhurave 2 milionë lekë të reja (mbi 16 mijë euro) që ishte kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, të shkojë në 10 milionë lekë (mbi 80 mijë euro), përcjell albinfo.ch.
Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë një numër shumë i madh i bizneseve të vogla.
Vendim pritet të hy në fuqi nga 1 janari I vitit 2021.
Po ashtu, qeveria ka futur në këtë kategori me kufirin minimal 10 milionë lekë (mbi 80 mijë euro) të të ardhurave edhe një numër të madh të profesioneve të lira të cilat e kishin detyrim që të paguanin TVSH-në pavarësisht të ardhurave që kishin.
Bëhet fjalë për profesionet e tilla: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë etj.
E-Diaspora
-
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë KQZ cakton afatin për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit... -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Si ndihmojnë shkollat në Ticino në parandalimin e mushkonjave tigër Mushkonja tigër aziatike ka qenë një temë në Ticino për vite me radhë. Tani kantoni po... -
Disa mësues me tuberkuloz në Valais: Ekzaminohen 80 fëmijë -
Ofertat e punës në bankat zvicerane arritën nivelin më të ulët në tre vjet në prill -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër












