Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëri: Shërohen edhe 8 pacientë të tjerë të infektuar me Covid 19
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook thotë se numri total i të shëruarve ka shkuar në 52.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja e 12 me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 82-vjeçare L. M., nga Tirana po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.
82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri, shkruan Oranews, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike Zvicra përballet me mungesë banesash, qeveria propozon rritjen e fondeve... -
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara












