Shqiperia
Shqipëri: Vazhdon rritja e çmimeve të banesave, emigrantët – blerësit kryesorë
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri do të vijojnë të jenë në rritje. Kostot e ndërtimit, por dhe shtimi i kërkesave, janë faktorët kryesorë. Ritmi nuk do të jenë i njëjtë me një vit më parë.
“Ka një stabilitet, rritja është më shumë në zonat më elitare dhe ato në ndërtim. Kuptohet që në çdo fazë ndërtimit rritja është graduale. Klienti i fundit është ai që preket”, tha Romina Elezi, konsulente imobiliare.
Vitin që lamë pas pati një rritje me gati 30% më shumë. Sipas të dhënave rritja e kostove në ndërtim u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve që kompanitë bëjnë për energjinë, por edhe ato të pagave për punonjësit. Por energjia dhe pagat nuk ishin zërat e vetëm të kostos së ndërtimit që u rritën. Të njëjtën prirje shënuan edhe materialet e ndërtimit, ndonëse me një ritëm më të zbutur.
“Taksa që në ndërtues merr lejen ka qenë 4% tani është 8%. në japin vetëm shërbim nuk rrisim çmim, në i japim informacion çfarë taksash duhen të paguajnë dhe kjo ndodh që taksën apo rritjen e zonës që kanë e fusin plus në çmimin përfundimtare”, tha konsulentja imobiliare, Romina Elezi.
Përtej rritjes së çmimeve, po vihet re një kërkese e lartë për marrjen e një shtëpie me kredi. Por nuk mungojnë as blerjet e shpejta, transmeton euronews Albania, përcjell albinfo.ch.
“Janë familjet e reja dhe emigrantët ata që blejnë. Janë edukuar dhe pronaret për blerjet me kredi që vonojnë 1-2 muaj, nuk e kanë problem. Ka dhe ata që kanë mënyrë urgjente. Ne këtë e quajmë blerje e shpejtë dhe eliminojnë pjesën e kredisë. Nuk kanë informacionin e duhur”, tha Romina Elezi.
Mënyra e të siguruarit një banesë, ka ndryshuar dhe kulturën e të përzgjedhurit. Tashmë nuk kanë rëndësi 4 mure, por dhe çfarë ofron zona. Në këtë rast, preferojnë të bëjnë kompromis me çmimin, por jo zonën.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor? Më 9 qershor, banorët e Cyrihut do të votojnë për të ardhmen e qytetit në fushën...
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm
-
Numri i të burgosurve zviceranë rritet për 7% në një vit
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt