Futboll
Shqipëria dhe Kosova duan fitore
Shqipëria do të jetë mysafire e Skocisë, derisa Kosova e pret Ishujt Faroe në Prishtinë
Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Kosova do t’i zhvillojnë ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Kuqezinjtë pas fitores ndaj Izraelit në ndeshjen e parë do të jenë mysafirë të Skocisë, në takimin që fillon nga ora 20:45, në kuadër të Ligës C.
“Natyrisht nuk zbresim në fushë për një pikë. Zbresim për ta fituar. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Njohim defektet që kemi. Jemi përballë një skuadre kundërshtarë të plagosur, ka humbur ndaj Belgjikës në miqësore. Luajmë në një ambient të vështirë. Nuk vijmë në asnjë moment për të marrë një pikë. Natyrisht do të provojmë të fitojmë. Dhe me kualitetet që kemi do të provojmë të fitojmë, me gjithë respektin që kemi për Skocisë është e drejta jonë të provojmë të fitojmë. Më pas do të flasim pas ndeshjes”, është shprehur trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci në konferencën për shtyp.
Ndërkohë, Kosova e ka më lehtë, pasi i pret Ishujt Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Presioni është i madh për të marrë fitoren, jemi përgatitur shumë në këtë ndeshje të parë në “Fadil Vokrri”. Kemi dy vite që presim për të luajtur në stadiumin tonë. Duhet të nderojmë emrin e ish-presidentit “Fadil Vokrri””, është shprehur kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani.
“Atmosfera është shumë e mirë brenda grupit. Jemi djem të mirë dhe e duam Kosovën. Jemi si vëllezër. Kemi fituar me Ishujt Faroe në miqësoren e parë ndërkombëtare pas njohjes nga FIFA, tani është krejt tjetër, sepse luhet për pikë. Ne do të japim maksimumin për të gëzuar popullin tonë. Shitja e të gjitha biletave tregon interesimin e madh të publikut në Kosovë. Kapiteni Ujkani shprehet se ky fakt duhet të shërbejë si një motiv më shumë për të marrë 3 pikët”, theksoi Ujkani.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












