Shqipëria
Shqipëria, e gatshme të dërgojë 5 mijë shoferë ‘pa pagesë’ në Britani
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar (MB), Qirjako Qirko, ka deklaruar për të përditshmen “The Guardian” se nëse qeveria britanike do të ketë nevojë, Shqipëria ka gati 5 mijë shoferë.
Kjo deklaratë e ambasadorit ka ardhur në vazhdën e ndihmës për të trajtuar krizën e karburantit që ka kapur Britaninë.
“Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë, të besueshëm, ndoshta 5 mijë menjëherë”, tha Qirko për “The Guardian”.
Por Qirko theksoi se “këta shqiptarë janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë problemin pa pagesë”.
Ambasadori shtoi se shumë prej 150 mijë shqiptarëve që jetojnë në MB do të punonin nga mirënjohja për mikpritësit e tyre britanikë.
“Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që MB-ja ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë”, ravijëzoi Qirko.
“The Guardian” shkruan në artikullin e saj se meqenëse një numër i konsiderueshëm besohet të jetë i padokumentuar, është e pamundur të dihet se sa janë shoferët e kualifikuar të kamionëve.
Qirko, ndërkaq, u bëri thirrje britanikëve që t’i shikojnë shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem.
Për ambasadorin shqiptar, ata shpesh portretizohen si anëtarë bandash, shpërndarësish droge dhe trafikantë njerëzish, përfshirë nga organet qeveritare si Agjencia Kombëtare e Krimit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













