Shqipëria
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Sot kremtohet 28 Nëntori, 113 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
Si sot, 112-vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritje të shumta shpërthyen në të gjitha zonat e Ballkanit.
Disa shtete të tjera, si Greqia e kishin fituar pavarësinë më përpara. Perandorisë Osmane, e cila ekzistoi për rreth pesë shekuj, tashmë i kishte ardhur fundi. Në 28 nëntor 1912, plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.
Pak muaj më vonë, goditja e madhe e flamurit të Bashkimit, u dha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku Shqipërisë etnike iu copëtuan në disa pjesë, duke lënë jashtë territorit të Shqipërisë shumë zona.
Sot, Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.
Kjo ditë gjithashtu shënon ditëlindjen e komandantit legjendar kosovar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Shkup në kuadër të kësaj feste do të mbahen një sërë aktivitetesh: në Gostivar do të ndahet “Çmimi i Nëntorit”, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS dhe Qendrën për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), organizon konferencën mbarëkombëtare shkencore me temë: “Pavarësia e Shqipërisë dhe Shqiptarët 112 vjet pas”, edhe qyteti i Kumanovës ka paraparë organizime kushtuar kësaj dite, dhe shumë aktivitete të tjera kulturore për ta shënuar këtë ditë të veçantë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













