Kosova
Shqipëria lakmon Kosovën për organizimin e zgjedhjeve
Kosova, me organizimin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, i ka dhënë leksion Shqipërisë që është e përfshirë në një paqartësi politike, me opozitën që nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat i fituan bindshëm socialistët në krye me Edi Ramën
Politikanë e aktivistë të shumtë të shoqërisë civile në Shqipëri kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të deklaruar se Shqipëria duhet t’ia marrë lakmi Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pranimit të rezultatit të tyre.
Duke komentuar fitoren e Albin Kurtit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe renditjen si e dyta, të Vjosa Osmanit me LDK-në, Ditmir Bushati, ish-ministër në Qeverinë e Edi Ramës, tha se Kosova i dha mësime Shqipërisë.
“Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne kemi lënë pas një shekull shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rendisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë, çka forcon kontrollin demokratik ndaj vendimmarrjes”, ka shkruar Bushati në Facebook.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shpalli zgjedhjet për 30 qershor, të cilat i anuloi më vonë, për ta shpallur 13 tetorin si datë të re të zgjedhjeve. Rezultatin e zgjedhjeve që i fituan socialistët, nuk i ka pranuar Partia Demokratike e prirë nga Lulzim Basha.
E Partia Demokratike në Kosovë pranoi humbjet e zgjedhjeve me kryetarin Kadri Veseli që tha se do të shkonte menjëherë në opozitë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave















