Shqipëria
Shqipëria, ndër 10 vendet me rënien më të madhe të turizmit në Evropë
Pandemia e COVID -19 i dha një goditje të rëndë sektorit të turizmit në gjithë botën, pa përjashtuar këtu edhe Shqipërinë.
Vitin që shkoi gjatë sezonit turistik, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë regjistroi një rënie prej rreth 60% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, këtë vit, sezoni turistik vjen me perceptime optimiste pas nisjes së procesit të vaksinimit, edhe pse operatorët turistikë kanë shprehur disa herë nevojën për një mbështetje nga ana e shtetit shqiptar. Në këtë kuadër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë të ditur se do të bashkëfinancojë projekte në sektorin turistik duke vënë në dispozicion, për vitin 2021 një fond prej 30 milionë lekësh.
Sipas Ministrisë, do të mbështeten me fonde deri në masën 50% nga buxheti i shtetit ato projekte, të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike dhe të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














