Shqipëria
Shqipëria, ndër vendet më mikpritëse për emigrantët
Në Evropë, shteti më mikpritës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra
Pas viteve ’90 shqiptarët e panë emigracionin si një rrugëdalje për të siguruar më shumë të ardhura dhe për një jetë më të mirë.
Sot rreth 40% e popullsisë (1.2 milionë persona) jeton jashtë vendit, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një nga përqindjet më të larta në botë. Kjo duket se na ka bërë më mikpritës me ata që tentojnë të ikin nga shteti mëmë dhe të zhvendosen në një vend tjetër.
Një indeks global i Gallup, i publikuar në kuadër të Indeksit të Lumturisë 2018, e rendit Shqipërinë në vendin e 21-të në botë përsa i përket shteteve më mikpritëse për emigrantët, shkruan ‘monitor’.
Vendi më mikpritës në botë është Islanda, i ndjekur nga Zelanda e Re, më pas janë Ruanda, Kanadaja, Sierra Leone, Mali, Australia. Në Evropë, shteti më mikpritës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Në krye të shteteve që nuk i duan emigrantët është Egjipti, i ndjekur nga Iraku, Bjellorusia, Greqia (që mban vendin e parë përsa i përket emigrantëve shqiptarë).
Ndryshe nga Shqipëria, pothuajse gjithë shtetet e rajonit janë në listën e shteteve që kanë një nivel mikpritjeje për emigrantët më të ulët sesa mesatarja globale. Në krye është Rumania, e ndjekur nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Serbia, mali i Zi, Maqedonia.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit













