Uncategorized
Shqipëria në Berlin: Guri i fundit i pazbuluar i Evropës
Në Berlin u zhvillua panairi i turizmit, në të cilin Shqipëria u përfaqësua me 18 operatorë turistikë ose dyfishin e një viti më parë, si dhe me një imazh të përmirësuar nën logon “Europe’s last unturned stone” (Guri i fundit i pazbuluar i Evropës).
Stenda e Shqipërisë, e ngritur nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit AKT, e vendosur pranë shteteve të rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Kroacia, por edhe Italia, tërhoqi vizitorë të shumtë të interesuar për mundësitë që ofron vendi ynë në këtë sektor.
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit. Ahmetaj u shpreh i bindur se falë imazhit tejet të përmirësuar të vendit, interesi i shfaqur për Shqipërinë është shumëherë më i madh.
“Besojmë gjithashtu se numri i turistëve këtë stinë do të ketë një rritje me dy shifra. Jam i bindur që duhet të bëjmë më shumë për imazhin e Shqipërisë, për të afruar sa më shumë turizëm nga vende si Gjermania, Sllovakia, Çekia, Italia, Franca, apo vende të tjera që kanë një numër të madh turistësh dhe kanë një potencial shumë të madh për tregun shqiptar”, tha ministri.
Panairi i Berlinit është një platformë shumë e rëndësishme për prezantimin e vendeve pjesëmarrëse, përcjelljen e imazhit dhe promovimin e vlerave turistike, por edhe një mundësi shumë e mirë për agjencitë e turizmit nga e gjithë bota që të shkëmbejnë eksperiencat dhe të vendosin ura të reja bashkëpunimi, si dhe për operatorët turistikë për lidhjen e kontratave të reja me homologë nga vende të ndryshme.
Këtë vit Shqipëria pret të shënojë një hap cilësor në sektorin e turizmit, duke e shtrirë vëmendjen jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në rritjen e cilësisë së tyre dhe zgjerimin e hartës së shteteve nga të cilët do të mirëpresë turistë gjatë një sezoni që do të zgjasë gjithë vitin, duke promovuar lloje të ndryshëm turizmi, krahas atij bregdetar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













