Sport
Shqipëria nuk i frikësohet Italisë
Futbollistët kuqezi janë shprehur se respektojnë Italinë, por do të hynë për të marrë pikë. Ata presin edhe përkrahjen e tifozëve kuqezi
Një ndeshje shumë e rëndësishme, por edhe e vështirë për Kombëtaren shqiptare, që më 24 mars është mysafire e Italisë, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, futbollistët kuqezi janë shprehur se respektojnë “Azzurrët”, por nuk hynë të frikësuar për këtë ndeshje.
Migjen Basha e njeh më së miri trajnerin e Italisë, Giampiero Ventura, pasi ka qenë nën urdhrat e tij te Torino. Basha ka thënë se i ka treguar De Biasit për sistemin që aplikon Ventura.
Përkundër se ndeshja do të zhvillohet në Palermo ai pret mbështetjen e tifozëve kuqezi. “Nëse ndeshja do të ishte në Milano padyshim që do të kishte më tepër tifozë, megjithatë mbështetja për Kombëtaren nuk ka munguar asnjëherë dhe do t’i kemi tifozët tanë. Nuk besoj që trajneri bazohet te fakti se lojtarët që luajnë në Itali duhet të jenë në fushë. Fillimisht duhet parë forma e futbollistëve dhe taktika është në plan të dytë. Forma është shumë e rëndësishme për të vendosur aty ku bazohet trajneri për taktikën e së premtes”, ka theksuar Basha.
Edhe Ledian Memushaj që luan në Itali thotë se do të japin maksimumin në fushë. “Do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë të marrim pikë. Kur luan me ekipe të mëdha nuk ka nevojë për motivim. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe këtë e kemi të qartë. Do të kërkojmë të marrim pikë”, është shprehur kapiteni i Pescara-s.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











