Shqipëria
Shqipëria nuk ka të ndalur, pranon edhe 12 870 doza të vaksinës Pfizer
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se deri tani kanë ardhur rreth 773 mijë vaksina
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë “Tereza” mbërritën sot 12 870 doza vaksina Pfizer.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se deri tani kanë ardhur rreth 773 mijë vaksina.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, – theksoi Rama.
Nga 12,870 doza vaksine Pfizer që sapo mbërritën, 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.
Vaksinimi në Shqipëri, sipas mediave atje, po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar në të gjithë vendin. Qeveria shqiptare ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz













