Sport
Shqipëria përgatitet për Kampionatin Evropian
“ESPN” shkruan se Shqipëria nuk ka gjasa në grupe dhe është befasia më e madhe e këtij Evropiani
Kualifikimi i Shqipërisë në Evropian ka bërë bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare. Është gjiganti amerikan “ESPN”, që shkruan për Shqipërinë, por e ka nënçmuar shumë, shkruan albinfo.ch.
Sipas “ESPN”, askush nuk ka pritur që Shqipëria të kualifikohet dhe hyrja në grupe është arritja më e madhe. Shqipëria ishte e dyta në grup pas Portugalisë, duke lënë pas Danimarkën dhe Serbinë, ku përmendet edhe ndeshja në Beograd, ku iu dha fitorja kuqezinjve 3:0 në tavolinë. Fitorja 3:0 në Armeni iu dha të drejtën të gëzohen dhe të festojnë kualifikimin historik.
Gjithnjë sipas “ESPN”, shpresa e Shqipërisë është vendi i tretë, dhe për këtë do të luftojë me Rumaninë, pasi më shumë nuk mund të kërkohet. Lorik Cana është lojtari kryesor. Ai është kapiten dhe ikonë, duke luajtur në nivele të larta. Menaxher është Gianni De Biasi, i cili mori Shqipërinë në vitin 2011 dhe arriti ta kualifikojë për herë të parë në një Evropian.
Formacioni i Shqipërisë
(4-5-1); Etrit Berisha; Elseid Hysaj, Berat Gjimsiti, Lorik Cana, Ansi Agolli; Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Ermir Lenjani; Sokol Cikalleshi.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














