Shqipëria
Shqipëria rrit eksportet me Zvicrën
Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhimet bujqësore, materialet e ndërtimit, mineralet dhe metalet po rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.
Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shënuan rritje me mbi 3 herë përgjatë 10 muajve të parë të këtij viti. Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie.
Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicër në vlerë arritën mbi 2 miliardë lekë, nga 600 milionë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Ndërsa importet në vlerë ranë në rreth 8 miliardë lekë, nga rreth 8.7 miliardë që ishin në 10-mujorin e vitit 2020, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Zvicra është një nga 10 vendet më të rëndësishme për tregun shqiptar. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri, ndërkohë që një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla e të mesme zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar.
Llogaritet që në Shqipëri veprojnë afërsisht 65 kompani zvicerane, ndërsa 35 kompani shqiptare kryejnë aktivitet të rregullt tregtar me Zvicrën. Kompani të tjera zvicerane janë pjesëmarrëse në tregun energjetik dhe në fushën e zhvillimit të turizmit.
Në vitin 2015 në Tiranë u krijua Dhoma e Tregtisë Zvicër-Shqipëri, ndërsa në vitin 2021 në Gjenevë u krijua Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Zvicër, të cilat shërbejnë si platforma të rëndësishme në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













