Futboll

Shqipëria vetëm barazim me Kazakistanin

Të përzgjedhurit e Edy Reja nuk kanë arritur më shumë se një barazim pa gola në udhëtim

Shqipëria ka barazuar pa gola me Kazakistanin në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve.

Megjithëse kishin disa raste të mira shënimi, kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë dhe u pajtuan me një pikë nga kjo përballje, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria ka katër pikë aq sa ka edhe Kazakistani në Grupin 3 të Ligës C. Nga tri pikë kanë Bjellorusia dhe Lituania që do të përballen sonte në mbrëmje.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ndaj Lituanisë në udhëtim më 14 tetor.