Lajme
Shqipërinë e merr uji
Pothuajse të gjitha lumenjtë në Shqipëri kanë dalë nga shtrati, Buna, Vjosa, Shkumbini, Semani...duke përmbysur objekt banim dhe tokën bujqësore
Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë gjatë dy ditëve të fundit, ka shkaktuar vërshime të mëdha në të gjitha qarqet e vendit. Për t’i evakuuar disa qytetarë është dashur të intervenojë edhe ushtria shqiptare, ndërsa nga shtrati kanë dalë pothuajse të gjitha lumenjtë, Buna, Vjosa, Shkumbini, Semani..
Zona e Fierit duket më shumë e dëmtuar nga reshjet. Sipas medieve shqiptare, lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, çka ka bërë që të përmbyten shtëpi dhe biznese. Në fshatin Darzezë, sipërfaqe të tëra toke bujqësore janë përmbytur prej shirave të rrëmbyeshëm.
Në Vlorë lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati, duke bërë që të rrezikohen banesat në Novoselë dhe Mifol. Dalja e lumit Osum në Berat ka shkaktuar përmbytjen e afro 30 shtëpive në Urën Vajgurore, ndërsa rrezikojnë disa lagje të qytetit.
Për shkak të gjendjes së rënduar po bëhet evakuimi i banorëve që janë prekur nga përmbytja, raporton NOA.
Edhe në Lezha paraqitet me probleme, veçanërisht në Zejmen dhe Shëngjin, ku mungon edhe energjia elektrike.
Në Gjirokastër ndërkaq ka dalë lumi Drinos, pranë fshatit Vrisera. Toka të tëra janë përmbytur, duke bërë që si pasojë e daljes së ujit të lumit nga shtrati të rrezikohen banesat e fshatit.
Policia e Shtetit kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.
Në fshatin Shkozë të Komunës Gjegjan, rrethi Pukë, është dëmtuar nga rrëshqitja masive e tokës dhe një banesë 2 katëshe, si dhe janë rrezikuar 6 banesa të tjera. Familjet e këtyre dy shtetasve janë evakuar nga banesa e tyre dhe janë strehuar përkohësisht tek familjet e fshatit Shkozë.
Në Qarkun e Kukësit trashësia e dëborës në qytete është 10-15 cm, kurse në lartësitë mbi 500-700 m, trashësia e dëborës varion nga 30-60 cm. Autostrada “Rruga e Kombit” është e qarkullueshme, edhe pse trashësia e borës tek tuneli në Kalimashit arrin në 50 cm.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje













