Shqipëria
Shqipërisë i munguan 21 mijë vajza në 10 vjet, shkak – aborti selektiv
Në Shqipëri, aborti selektiv që lidhet me ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjinisë së foshnjës, po vazhdon të marrë jetë vajzash të palindura, duke renditur Shqipërinë në vendin e 11-të në botë dhe ndër të parat në Evropë me raportin gjinor 107 djem me 100 vajza, sipas RTSH.
“Kjo shifër nuk është krenari për vendin tonë. Raporti gjinor normal sot konsiderohet 105 djem me 100 vajza. Ne jemi në raportin 107,4 djem me 100 vajza. Pra aborti selektiv për fat të keq vijon dhe në disa rrethe është shumë i theksuar,” thotë Emanuela Bello, drejtuese e zyrës së UNFPA në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse raporti gjinor ka pësuar ulje shumë të lehtë në 5 vitet e fundit, përsëri eliminimi i fetusit femër është shqetësues për një vend si Shqipëria që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Raporti gjinor në lindje paraqet 111 djem më 2017 dhe 107.4 djem më 2022.
Dëmet e pabarazisë gjinore për një vend janë shumë të mëdha.
Sipas këtij raportimi, Shqipëria me këto ritme emigracioni dhe me këto ritme të abortit selektiv do të arrijë shumë shpejt në ditën që meshkujt shqiptarë nuk do të mund të gjejnë më partnere brenda vendit, por duhet të dalin t’i kërkojnë diku në rajon apo edhe më larg.
Fushata “Tjetër herë me vajzë” përmbylli rrugëtimin njëvjeçar në disa rrethe me prevalencë të lartë të këtij fenomeni përmes një ekspozite, dëshmive dhe bisedave në media me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












