Futboll
Shqipërisë nuk i mjaftojnë dy golat e Manajt
Kuqezinjtë U-21 janë mundur 2:3 nga Sllovakia. Për Shqipërinë, dy herë realizoi Rey Manaj
Shqipëria U-21 është mundur nga Sllovakia 2:3 në Elbasan, edhe pse ishte duke fituar në pjesën e parë, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 44-t, një aksion i bukur i kuqezinjve dhe një shkëmbim topi mes Cekës dhe Rey Manajt, bëri që sulmuesi lushnjar të zhbllokojë rezultatin dhe të çojë skuadrën në dhomat e zhveshjes, në avantazhin e një goli.
Në fillimin e pjesës së dytë, Spalek barazon rezultatin, pas një krosimi të ardhur në zonë, që la të shtangur mbrojtësit e skuadrës së Alban Bushit.
Gjithsesi, kuqezinjtë u kundërpërgjigjën menjëherë pas pesë minutash, kur Taulant Seferi doli bukur në krah të djathtë dhe u fut në zonë, ku shërbeu sërish për Manajt dhe ky i fundit riktheu edhe njëherë Shqipërinë në avantazh.
Me kalimin e minutave, terreni rëndohej akoma më shumë dhe kuqezinjtë filluan të japin shenja lodhjeje. Kjo u shfrytëzua nga mysafirët, që në minutën e 80-të kapën edhe njëherë në befasi kuqezinjtë dhe barazuan rezultatin.
Sllovakët, dukshëm më të freskët fizikisht në minutat e fundit, arritën të gjejnë edhe avantazhin, pas një rrëmuje në zonë në minutën e 87-të, kur Mraz dërgoi sërish topin në rrjetën e portës së Sherrit.
Përfundon 2:3 dhe tashmë Shpresat e Bushit komplikojnë tërësisht rrugën për arritjen e objektivit, që është vendi i dytë, pasi tani skuadra mbetet në vendin e pestë të renditjes, me gjashtë pikë në po kaq takime.
Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e ardhshme sërish ndaj sllovakëve, por këtë herë në Sllovaki, më 27 mars.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore