Lajme
Shqiptarët e Luginës reagojnë ndaj gjuhës raciste të Serbisë
Ata, nëpërmjet një letre drejtuar personaliteteve më të larta të BE-së dhe SHBA-së kanë kërkuar reagimin e tyre te poshteti në Serbi që të ndalohet kjo gjuhë fyese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, përmes një letre drejtuar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar reagimin e tyre ndaj pushtetit në Serbi dhe institucionalizimit e legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve.
Në rrjetin social Facebook, Kamberi ka thënë se në letrën drejtuar zyrtarëve të lartë të këtyre shteteve kanë shkruar për vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, u lirua nga akuza e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, edhe pse kishte përdorur termin fyes “šiptari”.
“Njoftuam përfaqësuesit ndërkombëtarë se ky vendim i Gjykatës së Lartë, i cili nuk e dënon përdorimin e termit joligjor dhe shovinist ‘šiptar’, është po ashtu tregues që gjyqësori në Serbi është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve qeveritarë, duke mos zbatuar as Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ‘nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër’. Në shkresën tonë, shprehëm bindjen tonë se nuk besojmë se Bashkimi Evropian do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshme të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në fund, theksuam vlerësimin tonë, se duke e zyrtarizuar dhe institucionalizuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve dhe minoriteteve. Përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Republikës së Serbisë nuk kontribuojnë pozitivisht në procesin e pajtimit, paqes dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor, e aq më pak në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po lehtësohet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Kamberit.
Për më tepër, ai bën të ditur se këtë letër ia ka drejtuar presidentes së Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen, përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dërguari special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik, Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut dhe pakicave të OSBE-së në Hagë, Kairat Abdrakhamanov, shefit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu dhe ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht












