Kosova
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin me një kërkesë për Qeverinë e Kosovës
Ata i kanë kërkuar Kosovës reciprocitet edhe në të drejta për shqiptarët e Luginës
Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka folur për vendimin e sotëm të institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë.
Mustafa thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Luginës së Preshevës.
“Duke qene pengje të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit ky vendim do të godet drejtpërdrejtë edhe banorët e Luginës së Preshevës. Këta banorë historikisht dhe tradicionalisht janë të lidhur me Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet.
“Ne presim që Qeveria e Kosovës të shkojë edhe më tutje dhe të kërkoj reciprocitet edhe në të drejta, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë”, tha Mustafa, përcjell Albinfo.ch.
Mustafa thotë se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












