Sport
Shqiptarët e nisin me fitore
Burim Kukeli, Hekuran Kryeziu dhe Dren Feka e kanë nisur kampionatin zvicerane me fitore
Me fillimin e Superligës zvicerane edhe shumë futbollistë ishin në fushë, duke dëshmuar sesa të rëndësishëm janë për skuadrat e tyre, raporton albinfo.ch.
Burim Kukeli me Zurichun ka fituar derbin ndaj Grasshoppers në udhëtim me rezultat 2:0.
Kukeli luajti për 90 minuta në këtë sfidë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë, derisa luajti si mbrojtës.
Me fitore e nisi edhe ish-ndihmëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani si trajner i Sionit. Tramezzani debutoi me fitore ndaj Thunit në udhëtim me rezultat 1:0.
Ndërkohë, futbollistët Hekuran Kryeziu dhe Dren Feka me ekipin e Luzernit startuan me fitoren në Kampionatin e Zvicrës. Një fitore e vështirë e cila u arrit në minutën e 81-të, duke i falënderuar golit te Juriçit.
Feka luajti deri në minutën e 60-të, kurse Kryeziu për 90 minuta.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













