Të tjera
Shqiptarët e Tuzit bëhen bashkë për zgjedhje
Partitë politike shqiptare në Tuz kanë nënshkruar sot dy marrëveshje për koalicion, për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Alternativa Shqiptare (ASH), Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH) dhe Unioni Nacional i Shqiptarëve (UNSH) kanë arritur marrëveshje për koalicionin parazgjedhor në Komunën e Tuzit dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Malin e Zi.
Siç thuhet në njoftimin e kryetarit të Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, “marrëveshjet janë nënshkruar në bazë të imperativit të zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Tuzit dhe ruajtjes së interesit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi përmes aktiviteteve të partive shqiptare”.
Marrëveshja për koalicion parazgjedhor në Komunën e Tuzit është nënshkruar nga krerët lokalë të këtyre partive: Lindon Gjelaj, Ivan Ivanaj dhe Fadil Kajoshaj.
“Koalicioni përfshin të gjithë parametrat e një qeverie të qëndrueshme dhe kompetente, bazuar në forcën politike të çdo subjekti nënshkrues, por duke pasur në plan të parë vazhdimin e bashkëpunimit brenda Forumit Shqiptar, në favor të zhvillimit të shpejtë, i cili tashmë ndjehet në të gjithë Malësinë“, thekson Gjeloshaj, raporton RTCG.
Marrëveshja për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që të mbahen, është nënshkruar nga kryetarët e partive Nik Gjekosaj, Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha.
“Ata e panë të nevojshme që në momentin aktual të krizës politike në Mal të Zi, partitë shqiptare të jenë sa më komplekse dhe me sa më shumë mandate, për të mbrojtur jo vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe sukseset e arritura në proceset e deritanishme demokratike në Mal të Zi, veçanërisht anëtarësimin në NATO, rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet e mira me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës”, thotë Gjeloshaj.
Nënshkruesit, thotë ai, pajtohen që politikat pro-ruse, të pranishme në Mal të Zi, e ngushtojnë hapësirën e veprimit, sa më shumë që të jetë e mundur, në bashkëpunim me forcat pro-evropiane.
“ASH, LDSH dhe UNSH kanë një derë të hapur për ato parti shqiptare që duan t’i bashkohen në çdo nivel të koalicionit”, tha Gjeloshaj.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën














