Lajme
Në Winterthur u shënua 110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë u shënua edhe në Winterthur të Zvicrës, ku në fakt, u manifestua Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me përvjetorin e themelimit të kësaj qendre kulturore.
Sikurse në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët, edhe ata të Zvicrës e pritën këtë festë me emocione atdhedashurie.
SHKA „Dardania“, si nikoqire dhe organizatore e kësaj feste, duke shënuar 28-vjetorin e saj të themelimit festoi me qindra pjesëmarrës të ftuar që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
“Bashkatdhetarët asnjëherë nuk janë ndarë të zhgënjyer nga repertori dhe programi artistik, si dhe nga dekorimet e sallës dhe skenës në raste të tilla, e cila po e ruan me fanatizëm artin dhe kulturën shqipe ndër dekada në Zvicër. Këtë manifestim e madhështuan edhe dy projekte të financuara edhe nga Ministria e Jashme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës: bëhet fjalë për ekspozitën e fotografive nga Arian Mavriqi dhe për një film të shkurtër, sjellë nga Lavdim Klaiqi”, thuhet në njoftim.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Sami Kastrati, konsull i përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, derisa pjesëmarrësit i përshëndeti pëmes një letre Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjonit, dhe ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriore, Melehat Muftarovska.
Ndërsa në një fjalë rasti, kryetari i qendrës kulturore, Shefqet Cakolli, u shprehu falënderime të gjithë atyre që po kontribojnë në realizimin e manifestimeve të tilla qoftë në mënyrë artistike apo forma të tjera. Ai foli edhe për rëndësinë e festës së flamurit, duke shpresuar që kjo festë edhe në të ardhmen të shërbejë si frymëzim dhe reflektim në bashkimin intelektual e shpirtëror, si dhe të forcojë ndjenjat e atdhetarizmit drejt kurorëzimit të ëndrrës së kamotshme për bashkimin e trojeve shqiptare.
E-Diaspora
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar” Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende...
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
-
Konferenca e Investitorëve të Bizneseve Suedeze në Kosovë
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Nga nesër, vinjetat elektronike për vitin 2024 Do të jetë lansimi i Big Bang-ut të e-vignetave këtë të premte. Edhe pse ngjitësit elektronikë...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor