Sport
Shqiptarët, kampionë të Zvicrës në futsall
Minerva është shpallur kampione e Zvicrës, derisa për këtë skuadër luajnë Dardan Maksutaj dhe Durim Racaj. Ndeshjen finale e ka referuar Bekim Zogaj
Klubi i futsallit Minerva ka rikthyer titullin e kampionit në Bernë. Kjo skuadër kishte fituar titullin në vitin 2012 dhe 2013, derisa ky ishte titulli i tretë në histori, shkruan “Berner Zeitung”.
Para më shumë se 2 mijë shikuesve në një atmosferë të jashtëzakonshme, Minerva ka fituar titullin në futsall (futboll në sallë), përcjell albinfo.ch.
Në ndeshjen finale ka mundur skuadrën rivale Silva me rezultat 5:2 për të siguruar titullin e tretë në histori. Pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre është edhe Dardan Maksutaj, që vazhdon të jetë njëri nga lojtarët kyç të kësaj skuadre. Gjithashtu pjesë e skuadrës zvicerane është edhe Durim Racaj, gjithashtu një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën zvicerane.
Ndeshjen finale, ashtu siç ka lajmëruar e ka referuar gjyqtari i njohur shqiptar që jeton në Zvicër, Bekim Zogaj, për të cilin kjo ishte ndeshja e fundit në futsall, pasi do të angazhohet në aktivitete tjera.
Takimi final ka qenë shumë interesant, megjithatë, Minerva luajti më mirë dhe u tregua shumë më e vëmendshme, duke fituar me meritë këtë takim.
Ekipi i Minervas është kombinuar shumë mirë dhe kjo solli edhe frytet e saj. Futsalli është një sport që po zhvillohet dita-ditës më shumë dhe po i kushtohet më shumë vëmendje, ashtu siç e meriton ky sport atraktiv.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












