Lajme
Shqiptarët ‘kryesojnë’ për kalimet ilegale në La Mansh
Shumica përfitojnë akomodim falas dhe një pagesë jetese prej 40,85 £ në javë për çdo person në familjen e tyre, përveç rastit kur marrin ushqime të ofruara nga tatimpaguesi
Një në tre emigrantë që kalojnë ilegalisht La Manshin është shqiptar; numri i azilkërkuesve që përfitojnë mbështetje të financuar nga paratë e taksapaguesve britanikë mbërriti 100.000 për herë të parë, shkruajnë mediat angleze.
Këtë dëshmojnë të dhënat e “Home Office”, sipas të cilave ky është numri i të ardhurve që po merrnin ndihmë nga qeveria në fund të shtatorit, nga më pak se 69.000, që ishte kjo shifër një vit më parë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Shumica përfitojnë akomodim falas dhe një pagesë jetese prej 40,85 £ në javë për çdo person në familjen e tyre, përveç rastit kur marrin ushqime të ofruara nga tatimpaguesi, thuhet në njërin prej artikujve.
Shqiptarët përbënin 35%, ose pak më shumë se një të tretën e njerëzve që kanë kaluar kanalin e La Manshit me varka të vogla e gomone në nëntë muajt e parë të vitit, tregojnë shifrat e reja të autoriteteve britanike.
Ata përbëjnë gjithashtu gjysmën e të personave të pikasur në këtë rrugë në periudhën korrik-shtator, një rritje e mprehtë krahasuar me vitet e mëparshme, ku 3% e të ardhurve në vitin 2021 janë me kombësi shqiptare dhe vetëm 1% në 2020-ën.
Informacionet e “Home Office” tregojnë se ka pasur mbi 33.000 mbërritje me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar nga janari deri në shtator të këtij viti. Përgjatë kësaj periudhe, llogaritet që në këtë vend të kenë hyrë më shumë se 11 mijë e 200 shqiptarë. Afganët janë të dytët në listë për nga numri i hyrjeve në Britani me gomone, me 15% të rasteve.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard













