CH-Ballkani
Shqiptarët martohen më së shumti në Evropë
Në Kosovë gjatë 2016-s u lidhën rreth 9 martesa për 1000 banorë, 1 martesë më shumë se në Shqipëri
Shqipëria ka numrin më të lartë të njerëzve që i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në të gjithë Evropën.
Gjatë 2017-s u lidhën rreth 8 martesa për 1000 persona, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” bazuar në numrin e martesave të publikuara nga INSTAT.
Po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës kanë një numër të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë, megjithëse nuk janë përditësuar të dhënat e 2017-s. sipas Eurostat në Kosovë gjatë 2016-s u lidhën rreth 9 martesa për 1000 banorë, 1 martesë më shumë se në Shqipëri. Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët martohen më shumë, përcjell albinfo.ch.
Në Serbi numri i martesave për 1000 në 2017-n ishte 5.1 martesa për 1000 banorë, në Malin e Zi 5.3 dhe në Maqedoni me 6.6 për 1000 martesa.
Mesatarja e martesave në të gjithë Bashkimin Evropian gjatë 2017-s ishte 4.3 për 1000 banorë.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017, vendet e Bashkimit Evropian (BE) me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Lituania (7.5 martesa për 1,000 banorë) dhe Rumania (7.3). Këto u pasuan nga Qiproja dhe Letonia (të dyja 6,8) dhe Malta (6,3).
Në të kundërt, norma më të ulët e martesave në të gjithë Evropës ishte 3 martesa për 1,000 banorë, të cilat u raportuan në Slloveni (3.1), Itali dhe Luksemburg (të dyja 3.2) dhe Portugali (3.3).
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit