Integrimi
Shqiptarët, në vend të katërt për kërkim azili në Gjermani
69 mijë refugjatë nga Shqipëria dhe 33 mijë nga Kosova kanë kërkuar azil gjatë vitit të kaluar në Gjermani
Gjatë vitit të kaluar Gjermania ka regjistruar 1.1 milion refugjatë. Por, siç del nga statistika e azilit, e prezantuar nga ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, azil gjatë kësaj kohe kanë kërkuar 477 mijë veta. Dallimi në mes të këtyre dy shifrave shpjegohet me atë se 1.1 milion refugjatë llogariten të gjithë ata që kanë hyrë në qendrat për pritjen e refugjatëve, ndërsa kërkimi i azilit është një shkallë më pas, shkruan dpa.de. Kështu, në Gjermani gjatë vitit 2015 janë regjistruar 477 mijë kërkesa të azilit dhe kjo është shifra më e lartë e regjistruar në historinë e Gjermanisë.
Ministri ka nënvizuar se dëshiron që gjatë vitit të ardhshëm të reduktohet dukshëm numri i refugjatëve.
Në fillim të vitit ishte parashikuar që deri në fund të 2015-tës në Gjermani të hynin rreth 800 mijë refugjatë. Por ka disa muaj që pohohet se kjo shifër është tejkaluar me kohë, transmeton albinfo.ch. Së fundi ka qenë Maiziere i cili ka konfirmuar shifrën prej 1.1 milion refugjatëve, shifër kjo që përflitej edhe më parë nga mediet.
69 mijë refugjatë nga Shqipëria dhe 33 mijë nga Kosova kanë kërkuar azil gjatë vitit të kaluar në Gjermani. Marrë së bashku janë rreth 102 mijë sish. Kështu, Shqipëria dhe Kosova si vende të prejardhjes së refugjatëve vijnë në radhë menjëherë pas vendeve të përfshira nga lufta, si Siria, Iraku dhe Afganistani.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












